Pak minuta pas konferencës së gjatë të kryeministrit Edi Rama, ku ndër të tjera nuk kurseu sulmet ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha dhe opozitës, kryedemokrati është përgjigjur nga një bashkëbisedim me gazetarët.

Sipas Bashës, gjatë 8 viteve të qeverisjes Rama nuk bëri gjë tjetër veçse shkatërroi ekonominë dhe vendin.

Për liderin e opozitës, pas Enver Hoxhës, Rama është politikani që ka patur më shumë pushtet në Shqipëri.

Lulzim Basha“8 vite ku ka prodhuar papunësi, rritje taksash, rritje të kostove të jetesës, largimin më të madh të të rinjve, pra me dy fjalë: shkatërrimin e ekonomisë dhe të vendit.

Imagjinoni, nuk është e lehtë. Gjithësecili prej jush të vendosë veten e vet te një njeri që për 8 vite ka patur gjithçka në dorë, gjithçka, edhe arrën edhe gurin. Gjithçka. Pushtetin më të pakufizuar që nga koha e Enver Hoxhës e ka patur Edi Rama. Shikoni tani ku e ka katandisur Shqipërinë me pushtetin që ka patur”.

Ora tv