Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë me anë të një postimi në Twitter për protestën që u mbajt të mërkurën në Tiranë, pas vrasjes nga policia të Klodian Rashës.
“Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”, shkruajti Basha. Bashkë me reagimin, kreu i PD përcolli edhe këtë foto ku shfaqen efektivët e policisë që kanë krijuar barrikadë në hyrje të Kryeministrisë, si dhe Kryeministrin Rama në ambientet e një dyqani.
Një natë më parë, Partia Demokratike e akuzoi Kryeministrin se gjatë kohës që në Tiranë protestohej për vrasjen e të riut, Rama bënte pazar në New York dhe nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër.
