Kryetari i PD, Lulzim Basha, është suprizuar sot nga lojtarët e Kombëtarës shqiptare të futbollit duke i dhuruar bluzën kuqezi me nr 9 dhe me emrin Basha.

Bluza e firmosur nga lojtarët, stafi i Konbëtares dhe drejtuesit e FSHF, i është dhuruar Bashës nga ish-futbollisti kuqezi, Andi Lila gjatë momentit kur kreu i PD, ishte bashkë me disa emra të njohur të sportit shqiptar, për të parë ndeshjen Shqipëri-Angli, që po luhet në Tiranë.

Bluza mban numrin 9 ashtu si edhe numri i PD në zgjedhjet e 25 prillit.

(R.G/Faxweb.al)