Lulzim Basha: Të jeni të sigurtë që PD i ka gati cdo plan për tu përballur me cdo situatë dhe çdo skenarë. Ndërkohë që u bëj thirrje forcave të policisë të marrin veprime ndaj personave të cilët ishin ditën e sotme të cilët kanë dosje të hapura. Fatjon Dautaj është figurë kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Dyert mbeten të hapura për të gjithë ata që duan të luftojnë me Edi Ramën.

Spektaklet e Trekëndëshit të Bermudës janë vetëm shfaqje nga dëshpërimi. Dje Berisha ishte i dëshpëruar por edhe Rama është i dëshpëruar sepse e di se i është djegur karta e fitores së zgjedhjeve. Prandaj e pamë një non-grata dhe një tjetër që pritet të shpallet non-grata para shkallëve. Ata janë bashkë për ta mbajtur Shqipërinë në këtë situatë.