Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqën.

Kreu i PD-së shkruan se “sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim”.

Urimi i kryetarit Basha për Pashkë:

Nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë.

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë.
Zoti e bekoftë Shqipërinë.
Për shumë vjet gëzuar!

Top Channel