Koalicioni “Bashkë Fitojmë’ ka publikuar një video pranë një qendre votimi në Spitallë të Durrësit, ku shihet një furgon që po lëviz.

Sipas tyre me këtë furgon kanë ardhur një grup njerëzish për të votuar dhe më pas janë larguar sërish me të njëjtin mjet.

“Bashkë Fitojmë” akuzon Partinë Socialiste se ka organizuar këtë grup votuesish, ç’ka ndalohet me ligj.