Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar rreth situatës se votimeve në Labinot Fushë, në Elbasan.Ka pasur problemet gjatë votimit elektronik, pasi kur kanë votuar është dhënë një rezultat tjetër dhe jo ai që është zgjedhur.

“Pak më herët ka pasur akuza dhe kundër-akuza nga komisionarët me njëri-tjetrin. Përfaqësuesit e “Bashkë Fitojmë” pretendojnë se ka pasur persona të paautorizuar që pretendojnë se kanë hyrë në qendrat e votimit, ndërsa përfaqësues të PS e kundërshtojnë diçka të tillë. Një nga shqetësimet që është ngritur është se një nga pajisjet e votimit elektronike nuk ka funksionuar. Nga KQZ është dhënë urdhër që të votohet duke u bërë identifikimi në mënyrë manuale. Është thënë se kur ka votuar ka dhënë një rezultat tjetër dhe jo atë që ka zgjedhur. Gjithashtu një tjetër shqetësim është se një pjesë janë votime familjare, gati 10-15 % janë votime familjare”, ka thënë gazetarja Lala.

Astrit Bala kryetar i komisionit i “Bashkë Fitojmë”, ka thënë: Pretendimet vijnë nga telefonata që i kemi pasur edhe nga njerëzit tonë. Këtu vijnë persona që ne i nxjerrim jashtë.

Keni sinjalizuar policinë?

Votime familjare:

Astrit Bala: Policinë jo sepse nuk kemi arritur deri tek policia, por kemi njoftuar shtabin tonë. Ne policinë këtu nuk e shikojmë.

“Edhe këtu ka shumë, nuk dinë, mosha të treta ta përdorin aparaturën dhe kemi vendosur një komision që votuesi që është pas personit shkon e ndihmon. Ndikime të tjera nuk ka pasur”, është shprehur ai.

Subjekti politik PS: Këtu jemi të gjithmonë nuk ka pasur persona të paautorizuar. Punonjësit e policisë, është në ambientet e jashtme. Votimi elektronik, s’ka pasur probleme. Ndonjëri që ishte goxha i moshuar është ndihmuar.

Gjithashtu gazetarja Lala shtoi: KQZ ka një deklaratë që në momentin që ka votim të asistua, komisioni duhet të mbajë një deklaratë që kanë asistuar në votimin elektronik. Ajo që kam konstatuar është se ka pasur 10-15 përqind votim familjar. Ka akuza dhe kundër-akuza nga palët. Situata është e tillë, në disa qendra votimi ka pasur tension. Në orët e para të mëngjesit ka pasur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik.