Rita Ora dhe bashkëshorti i saj regjisori i njohur Taika Waititi, tërhoqën vëmendje me paraqitjen e tyre mbreslënëse në Met Gala.

Këngëtarja 32-vjeçare u pa me një fustan të zi të tejdukshëm me bizhuteri Buccellati me vlerë 145,000 dollarë NZ. Ajo gjithashtu vendosi  diamantë të varur nga thonjtë e saj.

Regjisori i famshëm me origjinë nga Zelanda e Re kishte një xhaketë sportive metalike, pantallona të bardha, një gjerdan të gjatë perla dhe një jakë të zezë me lule.

Waititi publikoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi nga eventi dhe një ndër to ishte një foto e tij teksa bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Mesa duket këtë e ka të mësuar nga Rita, pasi shqiponja simbolizon flamurin dhe popullin shqiptar.  Tani presim të flasë shqip dhe të vizitojë vendin e origjinës së Ritës.

Ata u njohën në verën e vitit 2021, kur këngëtarja shqiptare udhëtoi në Australi për t’u bërë pjesë e jurisë së spektaklit shumë të shikuar atje, “The Voice Australia”.

Met Gala njihet si nata më e madhe e modës dhe priti një mori yjesh në Muzeun Metropolitan të Artit. Tema e këtij viti është Karl Lagerfeld: A Line of Beauty, në nder të stilistit të ndjerë të modës.