Në javën e integritetit, disa nga bashkitë më të mëdha janë vlersuar me çmime të rëndësishme, ku ndër to ka qenë edhe Bashkia Elbasan.

Ambasada e Hollandës në Shqipëri në bashkpunim me Ministrinë e Drejtësisë,ICC e Bashkimin Europian, kanë vlersuar Bashkinë Elbasan me Çmimin e parë për Qeverisjen Lokale dhe Sektorin Publik.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryebashkiaku Gledjan Llatja, përmes një postimi në facebook, ku shprehet se ky çmim vjen si një vlersim për punën e përditshme në fushën e integritetit, promovimin e transparencës,llogaridhënies, forcimin e përgjegjsisë sociale, etikës dhe mirëqeverisjes lokale.