Bayern Munich dhe Barcelona konfirmohen skuadrat favorite në grupin C të Ligës së Kampioneve. Me fitoret bindëse të mbrëmjes kundër Interit dhe Viktoria Plzen, gjermanët dhe skuadra e Xavit konfirmuan pritshmëritë. Ndeshja e Milanos nuk pati histori sepse Bayern Munich dominoi në çdo cep të fushës Interin që u duk se u fut i dorëzuar në fushën e lojës.

Në Spanjë, Barcelona në krahët e Lewandowskit shkatërroi 5-1 Plzen me polakun e katalanasve që shënoi tre herë në portën e skuadrës çeke, duke u konfirmuar njeriu i momentit te Barcelona.

Surpriza e madhe e mbrëmjes erdhi nga stadiumi “Maradona” ku Napoli gjeti në një moment të keq Liverpool duke i shënuar 4 gola, tre nga të cilët në pjesën e parë. Në krahun tjetër, Luis Diaz mbajti lart flamurin e skuadrës së Klopp në krizë rezultatesh.

Ne grupin D, Tottenham nuk u ndal as nga Marseille duke siguruar një tjetër fitore bindëse. 2-0 triumfoi skuadra e Contes me gola të Richarlison.

Ndeshje e çmendur në Madrid ku të tre golat e ndeshjes Atletico Madrid-Porto u shënuan në kohën shtesë por ai i suksesit 2-1 të “Los Colchoneros” u regjistrua në minutën e 101. Ndëkohë, Clube Brugge kaloi Bayer Leverkusen 1-0.