Zëvendësuesi i Robert Lewandowski në Bayern Munich mund të arrijë brenda një viti.

Siç raporton “Bild”, klubi kampion gjerman ka kontaktuar me rrethinat e Harry Kane duke kërkuar disponueshmërinë për një negociatë në funksion të verës së ardhshme.

Përgjigje pozitive nga rrethi i qendërsulmesit anglez. Kane aktualisht është i lidhur me Tottenham me një kontratë të vlefshme deri në qershor 2024./ h.ll/abcnews.al