Bayern Munich nuk ka mundur të fitojë ndaj Dortmund, pasi këta të fundit kanë barazuar në sekondat e fundit.
Pjesa e parë ishte tepër intensive dhe me faulle të tepërta, ku nuk munguan kartonat e verdhë pasi gjyqtari kryesorë nxorri dy kartona të verdhë për secilin ekip brenda 45 minutave të para.
Bayern gjeti rrjetën në minutën e 33-të pas një supergoli nga Goretzka.
Pjesa e dytë foli sërish për bavarezët, pasi në minutën e 53-të, Sane lëshon një goditje fantastike nga jashtë zone duke shënuar edhe golin e dytë.
Shpresat lindën në minutën e 74-të për Dortmund, pasi Moukoko shënoi golin e shpresës.
Mrekullia ndodhi, në minutën e 95-të të shtesës, aksion model nga Dortmund dhe Modeste dërgon topin në rrjetë duke çuar në peshë stadiumin.Me këtë barazim, Bayern Munich i ndahet barazimeve në Bundesligë dhe kështu zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 16-të pikëve, ku gjithashtu Dortmund me të njëjtat pikë./h.ll/abcnew