Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Fatjon Muratajn ndërsa ka dënuar me 7 vite e 6 muaj, Kristjan Gjini, ku nga gjykimi i shkurtuar i zbret në 5 vite, lidhur me bazën e armëve të zbuluara në një vilë në periferi të Tiranës. Ndërkohë Franceska Kolgjegja, u dënua 90 për punë në shërbim të publikut. Me vendimin e sotëm, Murataj mbetet në kërkim për largim nga banesa.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 12 vite burg për Kristumian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratin, i cili rezulton të jetë edhe  pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur.

Ngjarja ndodhi në kohën kur Murataj do duhej të ishte në arrest shtëpie, për armët e zbuluara teksa pas atentatit, policia nuk e gjeti në banesë.

Murataj fajësohej nga prokuroria për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.

Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë.

Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

Murataj njihet ndryshe dhe si person i afërt me Indrit Doklen, personin numër 2 të bandës së Durrësit.