KOSOVË – Tensionet në veri të Kosovës vijojnë të jenë prezentë. Sot përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbajtur një prononcim për media lidhur me këtë situatë të rëndë.

about:blank

Për Borrel, përplasjet në rrugë mes serbëve dhe forcave të rendit të Kosovës, janë të rënda dhe nuk kontribuojnë në gjetjen e një kompromisi.

Borrell ka shtuar se ministrat e jashtëm të BE-së, do të diskutojnë sot pikërisht për situatën në veri të Kosovës.

“Ne menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën shok-bomba ndaj policëve tanë (anëtarë të misionit të BE-së në Kosovë ). Kjo është e papranueshme, e di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet të kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshje, e as nuk është rruga e duhur për normalizim të situatës”, tha Borrell.

Kujtojmë se disa serbë në veri të Kosovës, kanë bllokuar rrugët që nga dita e shtunë dhe vijojnë t’i mbajnë barrikadat aty.

Situata e tillë ka ardhur, për shkak të pretendimeve serbe se është dhunuar një ish zyrtarë i tyre.

about:blank

Ata e kanë ndërmarrë këtë veprim pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-zyrtarin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të barrikadave./abcnews.al