Kompanitë e mëdha të teknologjisë në Evropë do të përballen me rregullat e reja të Komisionit Evropian. Sipas të dhënave mësohet se është që të ndryshohen dhe kushtet për përdorimin e të dhënave të klientëve të tyre ku do të forcohet siguria.
Masat e reja synojnë të rishikojnë mënyrën se si BE rregullon tregjet dixhitale. Propozohet që nëse kompanitë refuzojnë t’i binden rregullave të reja, ato mund të detyrohen të dorëzojnë deri në 10% të xhiros së tyre.
Dy ligjet e reja Akti i Shërbimeve Dixhitale dhe Akti i Tregjeve Dixhitale ende nuk janë miratuar, por mësohet se do të marrin fuqi pas mbarimit të bisedimeve me Britaninë e Madhe për Brexit.
Komisionerja e Konkurrencës Margrethe Vestager përshkroi dy ligjet si “momente historike që do ta bëjnë Evropën të përshtatshme për epokën dixhitale“. Ndërsa komisioneri i Tregut të Brendshëm Thierry Breton se ligjet do të hyjnë në fuqi shumë shpejt.
Akti i Shërbimeve Dixhitale synon krijojë një seri të vetme rregullash për BE-në për t’i mbajtur përdoruesit të sigurt në internet dhe për të mbrojtur lirinë e tyre të shprehjes.
Kështu që të gjitha kompanitë që operojnë në internetit duhet t’u sigurojnë përdoruesve një mënyrë për të kontaktuar dhe të kenë të qartë kushtet e përdorimit.