Modeli por njëkohësisht edhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Kledi Hysa, ka folur së fundmi për herë të parë në lidhje me raportin e tij aktual me këngëtaren, Beatrix Ramosaj.

Gjatë një interviste për emisionin “Glamour Zone”, Kledi ka treguar se ai dhe Beatrix-i kanë shprehur dëshirën për të takuar njëri-tjetrin, pasi sipas tij, ata kanë ende gjëra për të sqaruar.

Unë pata një mbrëmje. Beatrix ishte më serioze e mori pak më seriozisht takimin dhe ndodhën ato gjëra. Dhe unë shpresoj së shpejti të takohemi. Ne nuk jemi takuar akoma, unë kam dëshirë dhe Beatrix ka shprehur dëshirën që të takohemi dhe të bisedojmë, sepse kemi disa pika për të sqaruar”, tha ai.

Beatrix dhe Kledi kanë pasur një histori të komplikuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Kledi u duk sikur kishte një pëlqim ndaj këngëtares së njohur. Madje ata patën edhe një takim me njëri-tjetrin, por gjërat nuk shkuan dhe aq mirë.

Këngëtarja u shpreh se nuk u ndje mjaft komode nga kjo zgjedhje duke pranuar se nuk ka një pëlqim për Kledin.

Nga ana tjetër Kledi u përpoq t’i sqaronte Beatrix se përpos pëlqimit që ka për tiparet e saj si femër ai takim nuk simbolizonte asgjë më tepër.