Në Spanjë, thuajse çdo ditë, mediat kanë në faqet e para dy imazhe, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, dy nga sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe njëkohësisht dy nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Haaland është një lojtar që kërkohet nga dy gjigandët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid, për këtë arsye të përditshmet sportive kanë variante të ndryshe.

Marca shkruan se Real Madrid i kërkon të dy, po bëhen gati të vënë në jetë një “dopjetë” të famshme.

Sport shkon edhe më tej duke u ndalur tek Haaland, sipas së cilës, Barcelona ka vendosur kontakte me agjentin e tij Mino Raiola, për të marrë fillimisht pëlqimin e tij më pas ti paraqesin B.Dortmund ofertën zyrtare. Gjithnjë sipas Sport, Haaland kërkohet edhe nga Real Madrid dhe Man.United.
(BalkanWeb)