Home AKTUALITET Bebe Rexha flet për herë të parë për orientimin e saj seksual:...

Bebe Rexha flet për herë të parë për orientimin e saj seksual: ‘Kam dalë me vajza të famshme’

8

Ylli i muzikës pop Bebe Rexha ka zbuluar se e konsideron seksualitetin e saj “fluid”, dhe në një intervistë të re me Gay Times botuar të mërkurën, ajo tregoi më shumë për pikëpamjet e saj.

 “A KAM DALË MË PARË ME VAJZA? PO, DHE TË FAMSHME, POR NUK PO I PËRMEND.”

Vitin e kaluar, kur u pyet pse nuk e kishte “përcaktuar” seksualitetin e saj, Rexha zbuloi se e konsideron veten fluide.

“DERISA TË GJEJ ‘THE ONE’, NUK MUND TË THEM SE ÇFARË JAM,” THA REXHA. “UNË THJESHT DUA TË GJEJ DIKË QË DUA DHE QË MË DO – DHE NUK MË INTERESON NËSE ËSHTË NJË DJALË APO VAJZË.”

Bebe Rexha prej thuajse një viti po jeton një histori të bukur dashurie me producentin, Keyan Safyari. Ndonëse lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, Bebe nuk preferon të ndajë shpesh në rrjete sociale momente me partnerin e saj sepse këngëtarja ka preferuar që marrëdhënien ta mbajë larg syrit të publikut.