Ylli i muzikës ndërkombëtare, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është duke punuar vazhdimisht për projekte të reja.

Përveç muzikës, 32-vjeçarja ka qenë e angazhuar me projekte jashtë muzikës, si imazh për disa kompani të njohura botërore.

Por, në disa postime që ka ndarë me adhuruesit e saj në Instagram, Bebe ka sjell disa fotografi ku shihet e veshur me shumë stil dhe e kuruar deri në detajin e fundit.

Në një kostum me shumëngjyrësh, bluzë të shkurtër dhe mini-fund, artistja kombinoi dukjen me një palë çizmet të gjata deri mbi gjunjë me ngjyrë blu.

Ylli i hiti “Sacrifice” shihet me grim të theksuar, flokë të drejt dhe balluke, ndërsa vendosi një qafore në të cilin shkruhej “Bebe”.

Bebe dukej në formë të mirë, ndërsa veshja elegante ia theksoi në mënyrë perfektë linjat joshëse të trupit.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi ka bashkëpunuar me personazhin e njohur për fëmijë, Elmo, për të realizuar një këngë për fëmijë.