Aurela Hoxha tashmë jeton prej disa kohësh në Spanjë me partnerin e saj. Ajo gjithashtu ka një linjë me bikini dhe ka organizuar disa sfilata me modele shqiptare e të huaja jashtë vendit.
Është e vërtetë që nuk keni parë asnjë fotografi që ajo të shfaqet shtatzënë por burime nga IconStyle kanë konfirmuar se që nga muaji i kaluar tashmë Aurela është bërë mama për herë të parë i një djali.
Ajo dhe partneri nuk kanë konfirmuar ende asgjë.
Në ditën e Shën Valentinit, Aurela tregoi se ajo dhe partneri kanë 6 vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory. Mirëpo, nuk e dimë pse u pendua dhe ky postim u fshi më pas.
“Living”