Një ndër këngëtaret me të komentuara dhe të përfolura në median rozë është padyshim Ronela Hajati. Kohët e fundit, ajo ka qenë tepër aktive me projektet e saj muzikore pasi ka sjellë katër këngë të njëpasnjëshme për një periudhë kohore shumë të shkurtër nga albumi “Rron”.

Teksa po shijon suksesin që i kanë dhuruar këto projekte muzikore, ajo ka falenderuar të gjithë për pritjen që ua bënë këtyre këngëve.

Përmes një postimi në Instagram, artistja thotë se ishte përgjegjësi për të që ishte kantautore në këtë album dhe se donte materiale të ndryshme nga njëra-tjetra. Po ashtu, ajo dha një lajm tepër të mirë për të gjithë fansat e saj pasi deklaroi se do të lancojë edhe një këngë të re muajin e ardhshëm.

“4 kenget e para nga albumi visual “RRON”. Faleminderit per cdo fjale te mire dhe kritike! Ne kete album vij si kantautore dhe per mua eshte pergjegjesi teper e madhe! Kam dashur te realizoj materiale totalisht ndryshe nga njera-tjetra! Jane dhe shuuume kenge deri ne fund te vitit! Videoja permbyllese e pjeses se pare del muajin tjeter dhe deri atehere dua te falenderoj shume njerez qe kane dhene kontributin e tyre per te realizuar gjithe kete pune kolosale! Ju dua me zemer “, shkruan Ronela.

icon style