Gjykata e Lartë ka përcaktuar Gjykatën e Posaçme si kompetente për të shqyrtuar kërkesën për leje të posaçme për Fredi Belerin. Gazetari Ermal Vija raporton se vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Sandër Simonaj, Sokol Binaj dhe Ilir Panda.
Beleri kërkon leje për t’u betuar si kryetar i zgjedhur i Himarës. Më herët, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e tij për leje të posaçme.
Sakaq, seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme po mbahet me dyer të mbyllura për shkak se do të pyetet dëshmitari Arsen Rama, i cili bashkëpunoi me prokurorinë dhe zbardhi skemën e blerjes së votave./abcnews.al