Antari i Këshillit bashkiak Elbasan njëkohësisht Antar i komisionit të emergjencave dhe mbrojtjes civile, Erion Murataj ka depozituar në në prokurorinë e Elbasanit kallzimin për shkeljet ligjore që sipas tij janë kryer në ambientet efirmës Kurum ku si pasojë e zjarrit të rënë ditën e djeshme u dogjën qindra ton mbetje lëndësh të rrezikshme.

Pas kallzimit në prokurorinë e Elbasanit Murataj u shpreh se janë të paktën 3 ligje që janë shkelur dhe që mosrespektimi i tyre ka çuar në këtë situatë që cilësohet katastrofike.

Murataj u shpreh se fakti qe skrapi është i paselektuar është shkelje e qartë e ligjit.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë situate vijon të jetë ende problematike me djegien e batërive që çlirojnë lëndë të dëmshme.