Grupet e protestuesve janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit duke bërë thirrje që të kishte një përshkallëzim të situatës. Gjatë deklaratave të tyre për mediat, janë shprehur se nuk kishin besim tek fjalët e kryeministrit i cili në një komunikim në facebook, kërkoi 48 orë kohë ëpr të paraqitur një plan si zgjidhje të problemit.
I riu protestues; Siç e shikoni, protesta është përshkallëzuar. Edi Rama trembet nga përshkallëzimi i protestave. Fakti që Edi Rama ka kërkuar 48 orë kohë për të diskutuar është sepse është tmerruar nga fuqia e revoltës qytetare. Ne i themi Ramës se nuk do dorëzohemi.
Një tjetër i ri protestues: Belinda thotë ecni në këmbë, Rama thotë me jepni 48 orë kohë. Në fakt këta nuk kanë asnjë plan. Si të ndalemi ne? A e pranon populli shqiptar këtë?fax