Treg i sigurtë dhe çmime më të mira

 Interesi për kultivimin e bimëve medicinale është rritur ndjeshëm vitet e fundit tek fermerët e zonës së Dumresë. Sipas statistikave zyrtare nga Bashkia e Belshit rreth 895 hektare tokë janë të mbjella me bimë medicinale.

Fermerët nga  fshati Çepe prej disa kohësh janë duke kultivuar bimë të ndryshme medicinale pasi sipas tyre  kjo kulturë është më fitimprurëse se ato tradicionalet.Sipas tyre arsyeja përse bimët medicinale që ata kultivojnë  kanë treg të garantuar është se nuk përdorin asnjë kimikat tjetër veç plehut organik.

Kulturat më të preferuara të favorizuara  edhe nga klima e zonës janë ato si rigoni,kalenduli,luledielli,mëllaga ,cjani etj.Sipas bashkisë së Belshit janë rreth 3084 familje në këtë zonë të cilat merren vetëm më kultivimin e bimëve medicinale. Falë kësaj shumë prej fermerëve kanë përfituar edhe subvencione.

Zona e Dumresë ka një traditë të konsoliduar në prodhimin dhe eksportin e bimëve medicinale dhe aromatike. Kjo traditë ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga kategoritë kryesore të produkteve agroushqimore që janë eksportuar aktualisht, të dytat pas perimeve.