Koncepti “placebo” (nga latinishtja – do të kënaq) nënkupton se shfaqja e informacioneve pozitive mund të përmirësojnë perceptimin e mirëqenies. Mirëpo ka raste që ndodh e kundërta, kur informacionet negative bëjnë që njerëzit të ndihen keq rreth shëndetit të tyre. Ky quhet efekti “nocebo” (nga latinishtja – do të dëmtoj).

Pajisjet që ne përdorim në përditshmëri, si smartphone-t apo smartwatches mund të ndikojnë në shëndetin mendor dhe fizik të përdoruesve. Prandaj do të duhet të mendoheni pak më gjatë para se t’i dhuroni dikujt një smartwatch për festat e fundvitit.

Nëse ju mendoni se një person është aktiv në jetën e përditshme dhe është në gjendje të “mbyllë unazat” e Apple Watch, atëherë kjo mund të jetë një dhuratë perfekte, pasi dhe personi do të ndihet mirë kur të shikojë se po jeton një jetë të shëndetshme. Nga ana tjetër, nëse një person është më pak aktiv në jetën e përditshme nuk mund të përfitojë shumë nga një pajisje që e monitoron 24/7 duke vendosur qëllime përmes një algoritmi dhe duke njoftuar përdoruesin se ai është i stresuari lodhur ose jo-produktiv.

Shpesh herë një burim i rrjedhshëm i informacioneve rreth shëndetit tonë mund të ndihmojë në optimizimin e shëndetit, mirëpo në disa persona kjo gjë mund të ndikojë negaitvisht.

Kjo gjë ndodh gjithnjë e më shumë ditët e sotme në rrjetet sociale. Në vend që ne të ndihemi të inspiruar dhe të ndërlidhur sa herë që logohemi në Instagram apo Facebook, ne ndihemi më të shqetësuar dhe të jo të lumtur.