Aksident në aksin nacional Korçë – Pogradec, në Qafë Plloçë. Një mjet përplaset me një kamion. Si pasojë e përplasjes, të lënduar kanë mbetur dy persona nga mjeti “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Pogradecit. Sipas të dhënave mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të aksidentit është krijuar bllokim i njërit sens të rrugës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për hapjen e rrugës si edhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti

Njoftimi i policise:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2023, rreth orës 05:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, automjeti kamion tip “Man” me drejtues shtetasin E. Z., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. T., 52 vjeç dhe E. T., 30 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasagjerë në automjetin tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.