Katër tregtarë në Berat janë proceduar penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Në kontrollin e ushtruar nga policia, rezultoi se ushtronin aktivitetin “Tregtim, përpunim guri”, por nuk kishin fatura për mallin dhe kishin punësuar punonjës të pasiguruar. Tregtarët i përkasin moshës 27, 35, 39 dhe 44 vjeç ndërsa materialiet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjysësor të Beratit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u proceduan penalisht 4 shtetas për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Punësim i paligjshëm”.

Filloi procedimi penal për shtetasit:

A.B., 35 vjeç, banues në Poliçan., F.D., 39 vjeç, banues në Poliçan., D.L., 27 vjeç, banues në Skrapar dhe N.Q., 44 vjeç, banues në Skrapar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë ka rezultuar se ushtronin aktivitetin tregëtar “Tregëtim, përpunim guri”, të papajisur me fatura për mallin që dispononin si dhe kishin të punësuar punonjës të pasiguruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Previous article“Mostër”/ Rama për gjyqtaren Enkelejda Hoxhën: Përdori në mënyrë spektakolare forcën e abuzimit, drejtësia do të funksionojë
Next articleVotimet e 30 qershorit 2019/ Kryetari i PD në Shkodër, anëtarët e kryesisë dhe 10 qytetarë thirren në prokurori