Kryeministri Rama deklaroi se nga amnistia fiskale do të përjashtohen personat me të shkuar kriminale dhe pjesë e OFL-së.
Por ku e mbështet Berisha akuzën për amnistinë fiskale? Në konferencën me gazetarët, ish –kryeministri u shpreh se OFL-ja është lista që e çon vetë kryeministri Rama.
Berisha: Ai i ka vënë në krye të PS-së. Ai ka trafikantë, vrasës, njerëz që kanë qëlluar dhe plagosur të tjerët. A mund t’i besosh atij? Ai i quan burra të mirë ata. po ç’është OFL-ja. OFL-ja është lista që i jep Rama policisë për t’i prerë gjobën. Preku gjë OFL-ja pronat e klanit Xhafa? Unë mund të jap dhe shembuj të tjetër. Ajo nuk ka asnjë tjetër vetëm legalizimin e parave të tyre. Janë me qindra persona që janë arrë me trafiqe kriminale dhe nuk janë të zbuluar. Nuk mund ta bëjë Shqipëria këtë. A ka mundësi që një person me punë të ndershëm të bëjë 2 milionë euro? Kurrë! Ky e ka vetëm me krimin. Është pa asnjë diskutim. Shkaku që nuk na i kanë hapur negociatat ka qenë krimi.