Një 27 vjeçar i arrestuar nga Policia e Korçës dje, për tentativë të kalimit të paligjshëm të emigrantëve, ka tentuar t’i japë fund jetës në ambientet e paraburgimit. I riu nga Tirana, Antuanel Mila ka përdorur batanijen që kishte në qeli.

Gjatë tentativës për të kryer aktin e vetëflijimit, 27 vjeçari është parë nga efektivi roje, i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka shpëtuar. Bëhet me dije se Antuanel Mila ndodhet në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

për ndalimin e Milës ditën e djeshme në Pogradec. Ai kishte marrë në makinë 4 emigrantë dhe ën këmbim të shumës monetare 1,100 euro për person, do t’i nxirrte nga territori shqiptar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 27 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 16 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. M., në dalje të qytetit të Pogradecit, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, me të cilin kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Pas shenjës për ndalim nga punonjësit e Policisë, shtetasi A. M. nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të mjetit dhe bënë të mundur ndalimin e tij në fshatin Piskupat, Pogradec, në momentin kur drejtuesi tentoi të braktiste mjetin. Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën shtetasi E. N., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtori i shtetasit A. M., në transportimin e 4 emigrantëve të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 1100 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.