Ish-kryeministri, Sali Berisha, foli për mediat në oborrin e Kuvendit, ku edhe ka thënë se Gentan Sharra i bandës së Elbasanit ka blerë vota për PS.

Ai tha se ekzistojnë dhjetëra telefonata mes Taulant Ballës, të cilit ai i referohet si Taulant Bego dhe bandës së Elbasanit.

Ka të paktën mbi 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata nga këto biseda. Taulant Bego është anëtar i inkriminuar kokë e këmbë nga banda e famshme të Elbasanit. Ai ka kryer detyra të paligjshme në interes të Gentian Sharrës, ky ka blerë vota për Taulant Begon, Partinë Socialiste. Ju bëj thirrje të publikoni çdo dokument që njëson Ramën me bandën e Elbasanit.

Ka biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat flet vetëm për krime, jo për dashuri” tha Berisha.