Drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt, vihen në pranga 3 drejtuesit e tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Sh. Z., 51 vjeç, banues në fshatin Godolesh, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, duke drejtuar motomjetin, pa dokumentacion përkatës;
  • G. Gj., 39 vjeç, banues në Cërrik, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Peqin – Elbasan, duke drejtuar mjetin, në gjëndje të dehur;
  • – A. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Syrja Dylgjeri “, Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa dokumentacion përkatës.