Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Maqellarë të Dibrës për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit.
Gjatë fjalës së tij Berisha nuk ka lënë pa sulmuar kreun e PD Lulzim Basha duke e akuzuat për tradhëti, duke iu referuar rastit ku disa demokratë kapën “mat” një person që blinte vota në këmbim të lekëve ne Maqellarë gjatë fushatës të 25 prillit.
Sipas Berishës, ky njeri sot është i lirë ndërsa Basha tradhëtoi pasi kishte mendjen të qeveriste me Edi Ramën.
Berisha shkoi më tej duke thënë se nëse Basha do të mbronte votat e demokratëve, sot Partia Demokratike do të ishte në pushtet.
“Kam një përshëndetje të veçantë për ata demokratë të Maqellarës që e kapën kriminelin e votave tek blinte vota dhe e bllokuan. Ku është ai sot? Ai është i lirë. Po pse është i lirë? Se Lulzim Brava tradhtoi. Se Lulzim Brava në vend që të merrej me mbrojtjen e votës tuaj siç e mbrojtën këtu djemtë e Maqellarës, në qoftë se do mbrohej vota siç mbrojtën demokratët e Maqellarës, sot ishim në pushtet ne. Por ai e kishte e kishte mendjen të qeveriste me Ramën. E kishte mendjen të ndajë pushtetin me Ramën. Në fakt, atë Rama e kishte marrë peng. Kjo është e vërteta absolute”, deklaroi ndër të tjera Sali Berisha.