Home BOTA Shqipëria iu vjen në ndihmë, operacioni zhvendoset në ujërat tona

Shqipëria iu vjen në ndihmë, operacioni zhvendoset në ujërat tona

89

Dy anijet të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det. Lajmi bëhet i ditur nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territorial, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territoriale, 5 milje larg Porto Palermos.

Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117.

Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija.