Edhe një herë, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke thënë se ai nuk udhëtonte dot në SHBA, derisa përjashtoi vetë atë nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Ndërkohë Berisha u është përgjigjur deklaratave të Bashës ku ky i fundit tha se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë kongresi antiamerikan. Sipas Berishës asnjë deklaratë e Bashës nuk do ta lëkundë në betejën që ka nisur.

“Ndërkohë kongresmeni tjetër tha se vendimi i tij vinte nga hiçi kemi bërë hetim dhe s’kemi gjetur asnjë fakt për korrupsionin e Berishës. Nuk lëkundemi nga deklaratat që bën peng-Basha. I cili thotë se nuk do lejojë mbledhjen e Kongresit antiamerikan. Njeri nuk shkonte dot deri dje në SHBA derisa u mor peng nga Edi Rama.” tha Berisha. /abcnews.al/