Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Vlora është shprehur se kishte vendosur të mos kthehej më në PD  pas dorëheqjes së tij, por kanë qenë rrethanat që ai ka marrë një vendim të tillë.

Sali BerishaKisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po të jesh. Secili mund të pyesë? Doktori e ka për vetë këtë? Unë ju them në mënyrë absolute jo, dhe do ta argumentoj shumë shkurt. Më 19 Maj, në mënyrë më politike, më hakmarrëse u shpall non grata për korrupsion një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushatë u thoshte, që ai nuk është i korruptuar. Pa pasur asnjë dokument për korrupsionin tim. Dhe unë çfarë bëra? Më akuzove? Tani do përballem në gjyq me ju. Ai me të cilin do përballesha ishte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të botës. Dhe nga viti ‘91 derisa jam larguar nga detyra unë kam takuar çdo Sekretar Shteti të administratave  republikane apo demokrate të SHBA. Unë u akuzova se ju kundërvura projektit të Sorosit dhe jo vetëm të tij për ndarjen e Kosovës. Asnjë gjë nuk bëra tjetër, direkte në gjykatë, në Paris. Miqtë e mi amerikanë më thanë se është politike, pasi ligji nuk mund të kapë një njeri pasi ka lënë detyrat. Ligji është për zyrtarët, jo për ish-zyrtarët.