Home AKTUALITET POLITIKË Berisha bën paralajmërimin e fortë: Do dalin përgjime të zyrtarëve me trafikantët,...

Berisha bën paralajmërimin e fortë: Do dalin përgjime të zyrtarëve me trafikantët, ja aplikacionet që kanë përdorur

39

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë dyerve të Kuvendit, lidhur me operacion policor të kryer së fundmi në disa shtete evropiane ku u arrestuan shumë shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës.

Berishatha se agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit kanë zbuluar komunikime të fshehta përmes aplikacioneve ‘sekrete’ të zyrtarëve shqiptarë me bandat kriminale.

Sipas ish-Kryeministrit, në këto biseda kanë dalë dhe emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh e shumë të tjera.

“Hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narkoshtetit po dridhen si në një tërmet.

Ju garantoj se në ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish e shumë të tjerë dhe e mirëpres si një zhvillim pozitiv në betejën kundër narkoshtet. U bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur. Janë emra ministrash të të gjitha niveleve. Nuk i kam emrat”, deklaroi Sali Berisha.

I pyetur se “Cilët janë personat që kanë lidhjen me zyrtarët e shtetit?”, Berisha u shpreh se “Janë emra ministrash, në të gjitha nivelet, nuk i kam emrat, por ju siguroj që janë kështu siç them unë. Thirrja ime për këto agjenci është që të bëjnë hetim të pavarur”.