Teksa foli për sektorin e turizmit në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ajo që po ndodh me portin e Durrësit është një aferë mafioze.

Berisha tha se në Durrës Rama dhe Basha janë në bashkëpunim mes tyre, ndërsa nxori dhe dy vendime ku Edi Rama ka dhënë firmën e tij për inceneratorët.

Ish-kryeministri ftoi antimafian italiane që të veprojë, dhe të hetojë edhe për kompanitë që u përdorën si karrem për çështjen e inceneratorëve.

“Dubai nuk pranoi që të vinte, pasi pa se me çfarë mafie të rrezikshme kishte të bënte.

Mendojnë se në këtë mënyrë do të kapërcejnë këtë aferë, siç mendon Rama se do të shpëtojë nga flaka e inceneratorëve.

Ju tregoj unë dy dokumente ku ai ka hedhur firmën, dhe nuk kam bërë ndonjë kërkim të madh. Ja ku është firma e tij, i ka dhënë 8% bonus kompanisë që donte të fitonte, janë me dhjetra vendime të tjera.

Ju përpiqeni ta kaloni me komisione stërkomisione, këtu i pari është Edi Rama, dhe pas tij Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj.

Qëllimi më kryesor i projektit të Portit të Durrësit, është që 810 mijë metra katrorë të shndërrohen në sipërfaqe ndërtimi, ku një metër katrorë kushton 2 mijë euro. Iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen me revolucionin tonë.

Ftoj antimafian italiane që të hetojë, në lidhje me kompaninë karrem, që u përdor nga mafia e plehrave. Do të ketë mirënjiohjen e madhe të shqiptarëve. Të mos harrojmë që është antimafia italiane ajo që bëri që Saimir Tahiri të largohej nga detyra, dhe të marrë një vendim qesharak më pas.

Është antimafia italiane që çoi mesazh për don Agaçion”, u shpreh Berisha./Faxweb.al