Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD, Lulzim Basha do të jenë nëpër takime me bazën konkretisht në Shkodër dhe në Fier. Ka qenë ish kryeministri, Sali Berisha i cili bëri njoftimi n e parë menjëherë pasi përfundoi dëshminë e tij në prokurori gjatë ditës së enjte. Berisha kërkoi që të gjithë demokratët e sShkodrës të ishin të pranishëm në Pallatin e Sportit në orën 11:00, për të përkujtuar 31 vjetorin e krijimit të PD në këtë qark por edhe për të nisur turin e takimeve nëpër rrethe të ndryshme ku do të kërkojë mbështetjen e plotë të anëtarësisë.

Nga ana tjetër edhe kreu i PD, Lulzim Basha ka organizuar një takim ditën e sotme në orën 11 me demokratët e qytetit të Fierit, me qëllim që të fillojë edhe ai turin e takimeve për të qenë më pranë bazës dhe anëtarësisë së PD me qëllim që të fitojë mbështetjen e plotë të tyre. 

Tashmë të dyja palët kanë nisur aksionin politik në rrethe të ndryshme, menjëherë pas përplasjeve të dhunshme të datës 8 janar në selinë blu ku u detyrua që të kishte ndërhyrje të policisë së shteti për të laguar protestuesit .