Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e Qeverisë Edi Rama se udhëton me avion në dispozicion, që kanë kosto “150 mijë euro” dhe se nuk merr një helikopter të specializuar për shuarjen e zjarreve, duke lënë ishullin e Sazanit të digjet.

Sali Berisha: Digjet Sazani, kreu i qeverisë bredh poshtë e përpjetë me avionë në dispozicion. Çdo udhëtim i tij shkon 150 mijë euro minimumi, por një kanader (helikopter i specializuar “Kanader T21” për shuarjen e zjarreve) nuk e marrim ne dot verës, ta mbajmë këtu për zjarret.

Këtu gjithçka është bërë shtetërore, qeveritare e një njeriu, e një partie.

Ju ftoj të organizojmë rezistencën e merituar ndaj këtij regjimi, që sot është monist total. I tillë ekziston vetëm në Bjellorusinë e Lukashenkos.

Nuk duhet të kemi asnjë kompleks, vërtet ai është i rreshtuar me Putin ndërsa ne jemi vend anëtar i NATOS, qenia vend anëtar i NATO është detyrim më madhor për të mbrojtur ato vlera që janë të përbashkëta për vendet e lirisë.