Etrit Berisha po konkretizohet si afrim i Torinos këtë merkato, duke marrë të mirëqenë largimin e Sirigut. Emri i shqiptarit është në listën e atyre portierëve që kanë bërë mirë në Serinë B, pa arritur të ngjitet në elitë me Spalin.
Së fundmi, mediat pranë Torinos bëjnë me dije se shqiptari mund të vijë te “Granadat” në formë shkëmbimi, teksa një nga talentet e akademisë do të transferohet te SPAL.
Këtë lëvizje të Torinos e ka “bekuar” edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biasi. Ky i fundit në një intervistë për “Tuttosport”, është shprehur se Berisha është lëvizja e duhur, duke thënë se jep siguri në prapavijë.
“Jep siguri në portë dhe ka besueshmëri. Di të komandojë mbrojtjen. Berisha është një garanci për skuadrën.”