Vaksinimi në shtëpi për të moshuarit që e kanë të pamundur të lëvizin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Ogerta Manastirliu” bashkë me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore të Cërrikut, të rehabilituar me standardet më të mira.Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se do të vijë sërish një dërgesë prej mbi 14 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, teksa vijon vaksinimi i kombinuar i qytetarëve mbi 50 vjeç dhe i të gjithë punonjësve të shërbimeve kritike.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se programi i vaksinimit do të vijojë përgjatë sezonit veror, duke bërë me dije se për ata të moshuar që e kanë të pamundur për të shkuar në qendrat shëndetësore, vaksinimi i tyre të kryhet në kushte shtëpie.

Qendra e re shëndetësore Cërrik është dhe një nga qendrat me shërbim 24 orë për rreth 46 mijë banorët e kësaj bashkie, e rindërtuar në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.