Në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka mbyllur fjalimin e tij me një thirrje për demokratët.

Ai tha se PD u themelua si parti e vlerave dhe misioni bazë i saj sot është të riktheje votën e lirë për qytetarët shqiptarë.

Berisha theksoi se jetën do e japin dhe votën nuk do e falin duke thënë në fund  “Azem t’i je gjallë.

PD u themelua 32 vite më parë, para së gjithash si parti e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, njerëzve më të shtypur të planetit. U themelua si parti e vlerave demokratikë. PD u themelua si një parti e vlerave tradicionale të kombit shqiptar.

Ajo u themelua si parti atdhetare, gardiane dhe avokate e interesit dhe çështjes kombëtare. Kjo parti arriti në qeverisjen e saj rezultate në shumë aspekte të jashtëzakonshme. Arriti të dëshmohet lokomotive e proceseve integruese. Arriti në vendin e hiperkolektivizmit total në një hark kohor të vendose tregun e lirë. Sot jemi më të fuqishëm se çfarë ishim në 1990. Sot misioni bazë është të rikthejë votën e lirë për qytetarët shqiptarë. Motoja do të jetë, jetën e japim votën nuk e falim. Do ta përmbysim këtë kalbësirë. Nuk do të kursejmë asgjë, jetën e japim dhe votën s’e falim. Azem t’i je gjallë”, tha Berisha.