Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka reaguar me ironi pasi u përfshi në listën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të organizuar protestën në qarkun e Fierit më 7 korrik.

Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi shkruan se “mirë që na pretë kostumin, por të paktën të na kishit pyetur për masën”.

Kjo e lë të nënkuptohet se ai është përfshirë në këtë listë pa u pyetur më parë.

Postimi i Saimir Korreshit:

Epo si vajtën këto punë. Te nusja hanë e pinë e të dhëndrri gjë nuk dinë.

Po mirë që na pretë kostumin po të paktën të na kishit pyetur për masën.

LISTA E QARKUT FIER
LUAN BACI, KRYETAR I GRUPIT TË PUNËS
GRUPI I PUNËS
Ivi Kaso
Ilda Dhori
Eralda Bano- Tase
Saimir Korreshi
Emiljano Mone
Ibrahim Morina
Myslym Murrizi
Elton Bano