Ka nisur takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha me të rinjtë e FRPD-së, të cilët i falenderoi për qëndresën që kanë bërë përballë qeverisë në të gjithë këto vite.

“Të dashur të rinj, të reja, anëtarë dhe drejtues të Forumit Rinor, dua me mirënjohjen më të thellë t’ju falenderoj ju, për punën e jashtëzakonshme që ju keni bërë, për mundin dhe djersën, guximin që keni treguar për ta bërë PD-në në këto vite, një opozitë të vërtetë.

Ju anëtaret dhe anëtarët, drejtuesit e forumit rinor nuk kursyet asgjë në këto vite, u përballët me dhunën dhe terrorin e narko shtetit dhe narkopolicisë, me shëmtinë e qelive të burgjeve dhe komisariateve, për të mbrojtur idealet e PD.

Unë besoj shumë se kjo foltore do të jetë një shtysë e madhe për mbarë shoqërinë shqiptare, në radhë të parë për PD, e cila ndodhet në një moment kritik. Unë kam bindje, jam i sigurtë që së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare.

Ne do të përmbysim narkoshtetin e bazuar te krimi dhe korrupsioni, ne do të shembim muret dhe do të përmbysim këtë regjim, i cili më armik se me këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë”, u shpreh Berisha mes të tjerave.