Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në Facebook pak minuta pasi ish Kryeministri, Sali Berisha iu drejtua mbështetësve të tij mëngjesin e kësaj të diele.

Basha shkruan në Facebook, se ditën e djeshme, demokratët zgjodhën të ardhmen, sepse e ardhmja e PD-së sot është e ardhmja e Shqipërisë nesër.

“Zgjodhëm të ardhmen, zgjodhëm të ndryshojmë për mirë. Sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër!“, shkruan Basha.

Me heret diten e sotme, Sali Berisha shkruajti ne Facebook se ‘aty ku lind shpresa, lind fitorja’. Ky mesazh vjen nje dite ps mbajtjes se Referendumit ne te gjithe Shqiperine per shkarkimin e Bashes.