Partia Demokratike- Foltorja

Nje pergjigje per “kryetarin” pa parti!

Te vene perballe faktit te kryer se shumica e delegateve te kuvendit dhe anetareve te PD i kane percaktuar tashme de facto si pakice uzurpuese te Partise Demokratike ashtu sic pritej, peng – kryetari ne largim dhe ai qe ka poshte, do te zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bere me qesharake sec jane.

Simbolet, vula, selia dhe vete Partia Demokratike u perkasin demokrateve te cilet kane deleguar vullnetin e tyre tek delegatet e Kuvendit Kombetar qe eshte dhe organi me i larte i Partise Demokratike. Mbi 5000 mije delegate qe perbejne dhe mbi 65% te ketij Kuvendi kane firmosur ta therrasin ate ne 11 Dhjetor ne perputhje te plote me statutin e PD! Askush dhe aq me pak ish ministri Edi Rames nuk mund t’i pengoje ata te realizojne misionin e tyre nen flamurin, siglen dhe simbolet e Partise Demokratike per te cilen kane sakrifikuar aq shume nderkohe qe vota e tyre tradhetohej nga peng kryetari ose shitej per karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha – Bardhi le te tunde dhe per pak dite letrat se partia dhe demokratet i kane braktisur me kohe.

Perballe mijera firmave qe mbeshtesin Kuvendin Rithemelimit te 11 Dhjetorit ankesat dhe te qarat per letra e shkresa deshmojne fundin pa lavdi te nje grupi njerezish te cileve as doreheqja nuk ua shpeton dot me nderin qe ne fakt nuk e paten kurre!