Mirënjohja ime ndaj jush është e pakufishme, sepse devollijtë në të gjitha kohërat janë faktuar mbështetësit më të vendosur të PD-së. Unë vij këtu te ju për të shprehur nderimin më të thellë ndaj delegatëve të Devollit që u bashkuan ndër të parët me nismën për një Parti Demokratike më të fortë dhe më të hapur. Mbështetja juaj në mënyrën më civile, më të qytetëruar, ka transformuar Shqipërinë si një revolucion i vërtetë demokrat, paqësor, i vjeshtës së vitit që po lëmë mbrapa. Foltorja në udhën e saj bashkoi rreth vetes qindra mijëra demokratë. Në një kohë të shkurtër bashkoi më shumë se ccdo lëvizje tjetër  demokratike në histori. Shqiptarët shohin te kjo lëvizje, shpresën e tyrëe të vërtetë, besimin se Shqipëria do të cclirohet nga narkoshteti. Foltorja është shndërruar në zhvillimin më pozitiv të 8 viteve të fundit. Ju u ngritët mbi presionin e madh të narkoshtetit dhe pengut të narkoshtetit. Mbi presione të tjera krejtësisht të pamerituara. Sot ja ku jemi. Shkojmë të sigurtë drejt 11 dhjetorit, të firmosim së bashku, të inagurojmë së bashku monumentin madhështor të riformatimit të PD-së. Vendi është shpartalluar se vidhet dhe vetëm vidhet. Vetëm 3 muajt e fundit janë rritur 10-15% ccimet e produkteve bazë.