Opozita dhe PD kanë dëashtuar në ccdo nisëm që kanë marrë që nga viti 2013 deri më sot, përvecc në ligjin e dekriminalizmit. Kanë dështuar në ccdo protestë, në ccdo premtim që kanë bërë. Por mbi të gjitha kanë dështuar të sjellin rotacionin e pushtetit. Nisi ccadrën për të mbrojtur votën dhe përfundoi në qeveri për të dorëzuar votën. Ne sot vijmë kokëulur para shqiptarëve, sepse kemi dorëzuar 4 zgjedhje. Një njeri pa integritet, me zero civilitet, nuk kupton se pas 4 humbjesh duihet të kishte dhënë 4 herë dorëheqjen. Edhe sot nuk jep dorëheqjen. Ccdo ditë po del gjithnjë më shumë në pah, se kryetari është marrë peng nga qeveria dhe të tjerë. Unë në fillim e quajta peng-Basha. Ju garantoj se kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tille ishte dhe faktet po dëshmojnë ccdo ditë më shumë vetëm ktë. Kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Kam denoncuar dhe i kam kërkuar para jush të japë shpjegime për Toyota Yaris dhe dosjen Muzin. E garantoj se me radhë do dalin dosje të tjera. E garantoj këtu se projekti i emirateve të Yamarit në Durrës nuk do të zhvillohet kurrë sa të jetë partia demokratike.