Ish-kryeministri Sali Berisha e krahasoi çeljen e fushatës së Partisë Socialiste me “plakat e marsit”, për shkak të ftohtësisë që e karakterizonte.

E menjëhershme ishte përgjigja e Kryeministrit, i cili e sulmoi Berishën në emisionin “Opninion”, ku e pyeti me ironi se përse nuk mori pjesë ditën e sotme në atë që Berisha e quajti “vullkan ” (referuar çeljes së fushatës së PD-së.

“Ky vetë a ishte në takim? Apo e ruajti veten vetë? Sepse ai e di shumë se vajtja atje është e rrezikshme. Ky vete a shkoi, apo vullkanin ja la të tjerëve? Ky virus është i rrezikshëm. Këto grumbullime janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Nuk e di çfarë entuziasmi apo emocionesh po kërkonin. I la një orë atje duke pritur,” u shpreh Rama.

(E.H/Faxweb.al)